Berisha publikon videon e Ramës: Halli i madh

0
164

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjete sociale të kryeministrit Edi Rama i cili flet për reformën në drejtësi.

Bashkangjitur videos me deklaratën e Ramës, Berisha shkruan se ky është halli më i madh i kryeministrit i cili thotë se SPAK s’duhet të godasë vetëm të majtët.

Presionet e Ramës ndaj SPAK kanë qenë të vazhdueshme pasi skandalet e qeverisë janë të pafundme dhe shumë zyrtarë kanë përfunduar në qeli, kujtojmë Lefter Kokën, Saimir Tahirin apo Alqi Bllakon.

Tashmë Ramën e ka kapur frika, afera e inceneratorëve është një vjedhje skandaloze ku paratë e qytetarëve zhvaten nga kreu i qeverisë.

E s’ka si mos të jetë hall për Ramën i cili i dërgon mesazhe SPAK që të mos e prekë atë duke e përdorur si gjënë e tij.

Më poshtë, deklarata e Ramës në videon e publikuar nga Berisha

“Dhëntë zoti që të mos e lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK. Ky do të ishte gabimi më i paamnistueshëm në raport me popullin shqiptar, në raport me fëmijët tanë, me fëmijët e socialistë.

Ne vërtetë kemi bërë një reformë që të kemi një drejtësi që sheh vetëm drejt, por s’kemi bërë një reformë që të ketë një drejtësi që ha vetëm nga një anë, se kjo nuk është drejtësi, kjo quhet diçka tjetër.”-shprehet Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here