Barcelona shkëlqen, fiton 4-0 përballë Valladolid. Lewandowski shënon dy herë

0
156

Barcelona shkëlqen dhe këtë e bën ndaj Valladollid. Katalanasit fituan pastër 4-0, në sfidën e luajtur në Camp Nou.

Ekipi i drejtuar nga Xavi vuajti shumë 20 minutat e para, pasi miqtë ishin të vendosur mirë në prapavijë. Gjithsesi, një assist perfekt i Raphinhas do zinte të papërgatitur Valladolid, me Lewandowskin që do shtynte topin në rrjetë.

 

Gjithçka u bë më e lehtë kur ndeshja u fut në shinat e duhura. Pjesa e parë do mbyllej me golin e Pedrit.

 

Në minutën e 65-të, Lewandowski tregon se nuk e kishte mbyllur me spektaklin për këtë natë, pasi realizon të dytin personal. Në fund kishte kohë edhe për Roberton.

 

La Liga luan në orën 22-00 Espanyol-Real Madrid.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here