FOTO/ Mallakastër: arrestohet 37-vjeçari i sëmurë, që e goditi babanë për vdekje

0
156

Arrestohet nga Policia, Mariglen Muhametaj, djali që vrau babanë e tij mbrëmjen e djeshme në Mallakastër. 37-vjeçari ishte i sëmurë mendor. Ngjarja ndodhi në Greshicë të Mallakastrës. Pas vrasjes, ai u zhduk për tërë natën dhe Policia u vu në kërkim të tij.

Policia e Mallakastrës njoftoi:

“Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

Gazetari Xhevahir Beharaj i SYRI TV njoftoi ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmje në familjen Muhametaj. Mareglen Muhametaj 30 vjeç që vuante nga shëndeti mendor e ka goditur babanë e tij Qaniun derisa i ka shkaktuar vdekjen.

Vrasja ka ndodhur në prani të mamasë së tij të paralizuar dhe të bërtiturat janë dëgjuar nga komshinjtë.

Sipas burimeve të informacionit dhe atyre nga vendi i ngjarjes, mësohet se 37-vjeçari Marenglen Muhametaj dikur merrte mjekim por nuk dihej nëse e vazhdonte mjekimin apo jo. Ai njihej si tip i qetë, i mbyllur, por jo problematik në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Po të njëjta burime pohojnë se mund të ketë qënë një grindje e çastit mes djalit dhe babait. Djali jetonte me mamanë e sëmurë të paralizuar dhe të atin.

Zhurma është dëgjuar nga xhaxhai i autorit, vëllai i viktimës i cili ka shkuar por në ato momente autori ishte duke u larguar nga banesa.

Është njoftuar policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertë të kriminalistikës të cilët kanë pohuar se viktima ka marr goditje të forta në kokë e trup që i kanë shkaktuar vdekjen

Autori i dyshuar i ngjarjes Marenglen Muhametaj pas ngjarjes është larguar dhe është arrestuar mëngjesin e sotme nga Policia e cila përgjatë gjithë natës ngriti postblloqe por dhe ka kryer disa kontrolle në vendet ku dyshonte se ai mund të ishte fshehur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here