Të shtëna me armë në Allias në Tiranë, një person mbërrin i plagosur te Trauma

0
185

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, si pasojë e një konflikti që ka degjeneruar në përdorimin e pistoletës. Paraprakisht, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në periferi, pranë Alliasit.

 

Personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, ka qenë në një lokal në zonë kur është konfliktuar me personin tjetër. Ngjarja ka ndodhur në zonën “Tasim Shehu” në kryeqytet dhe lokali tashmë është rrethuar nga Policia.

Autori është larguar menjëherë pas të shtënave me armë dhe shërbimet e Policisë janë vënë në kërkim të tij. Pronari i lokalit dhe klientët që kanë qenë aty gjatë plagosjes, janë duke u marrë në pyetje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here