U arrestua për nxitje të terrorizmit, Apeli i GJKKO shpall moskompetencë për Bledar Zenelin

0
133

Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencë dhe ka kthyer në Gjykatën e Apelit Durrës çështjen ndaj Bledar Zenelit.

Ky i fundit u arrestua nën akuzën se bënte thirrje për veprime terroriste.

Zeneli u arrestua në 2 gusht nga Antiterrori, pasi dyshohet se shpërndante thirrje terroriste dhe nxitje të urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale, në mbështetje të ISIS, ndërsa ai akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 te Kodit Penal.

NJOFTIMI I GJKKO

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 22.08.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 32, datë 15.08.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personit nën hetim B.Z., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, vendosi:

1.Miratimin e vendimit nr. 68, datë 04.08.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2.Shpalljen e moskompetencës lëndore dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Apelit Durrës.

NJOFTIMI I POLICISE PER ARRESTIMIN

“Sot më date 02.08.2022 ne orën 08:00, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, u be ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin Bledar Zeneli, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 te Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pas një hetimi intensiv dy vjeçar, të kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here