‘Sikur rusët të fotografonin inceneratorin e Tiranës’/ Meta shpërndan postimin e ish-ministrit socialist

0
118

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë në rrjetin e tij social facebook një status ironik të bërë nga ish-deputeti socialist Andis Harasani në lidhje me arrestimin e shtetasve rusë dhe çekë në afërsi të uzinave të armëve në Gramsh dhe Poliçan, të cilët dyshohen si anëtarë të celulave të huaja të spiunazhit.

Harasani në reagimin e tij shkruan: “Shqiptarët janë me fat, imagjinoni çfarë katastrofe do të ishte nëse këta super-agjentë rusë do të fotografonin inceneratorin e Tiranës”, shkruan Andis Harasani në postimin e tij.

“Konstatim i drejtë!”- shkruan Meta në mbishkrimin e ironisë së bërë nga ish deputeti socialist.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here