“Uzina nuk prodhon asgjë, ka vetëm ferra”/ Banori: Prej 3 ditësh makina e rusëve ishte në zonë, kur hodhën spray…

0
213

Banorët e Gramshit kanë rrëfyer detajet lidhur me sulmin e djeshëm ku tre shtetas të huaj kanë tentuar të hynin në Uzinën e Armëve.

 

Një prej banorëve, Xhevahir Shaipi ka treguar se prej tre ditësh makina lëvizte në zonë, ndërsa ka zbuluar edhe dinamikën e ngjarjes.

Ai u shpreh se një prej rusëve është parë nga nëna e tij e cila edhe i ka folur në shqip.

“Ky muhabet ka tre ditë. Makina e bënte këtë rrugë, ishin një gocë e dy çuna. Dje në orën 7 pasdite e kishin lënë makinën para shtëpisë tonë dhe fëmijët na treguan se ikën nga uzina. Njëri që kishte një çantë në dorë dhe një spray në dorë, e kishte parë nëna ime e cila i kishte folur në shqip se ç’kërkonte aty.

Ai i ishte përgjigjur në gjuhën e tij. Aldo Bici dhe ushtari tjetër i ndaloi për ti kapur, kur duan ti ndalojnë se po i ndiqnin me makinë nga poshtë se ato donin të iknin, i sulmuan me spray. Ajo goca kishte ikur më parë në këmbë. Makina kishte tre ditë që lëvizte por nuk e dinim se ç’ishte, kalamajtë bënin foto aty.

 

Momenti kur u hodh spray, ishin dy, njëri mori makinën tjetri iku andej, nuk u morën vesh me njëri-tjetrin, fëmijët i treguan foton e makinës dhe më vonë u kapën në Cërrik.

Nuk i jepnim shumë rëndësi sepse uzina nuk ishte në gjendje pune atje nuk prodhohet asgjë ka vetëm ferra. Nuk prodhohet është vetëm për demontim”, u shpreh ai.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here