4 vrasje në 12 orë, gazetari: Lutuni të mos jeni në vendin dhe kohën e gabuar kur ata “hanë kokat e njëri-tjetrit”!

0
160

Gazetari Arben Manaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për numrin e lartë të vrasjeve në vend, ku brenda pak orësh humbën jetën 4 persona.

 

Manaj thotë se në asnjë vend të Ballkanit nuk ndodhin kaq shumë vrasje sa në Shqipëri, ndërsa ironizon duke u shprehur se shoqërisë shqiptare i pëlqen të “hapet by**sh” te kafenetë dhe restorantet e ndërtuara nga kriminelët.

Reagimi i plotë:

Më thoni në cilin vend të Ballkanit ndodhin kaq shume vrasje mafioze?!

 

Padyshim fajin e kanë edhe ata që bën Lazaratin edhe ata që bën Shqipërinë Lazarat!

Faj ka politika që inkurajojë ose toleroj krimin të kaloj në të organizuar dhe shoqëria shqiptare që mban një klasë të tillë në pushtet pushtet e cila eliminimet mafioze i toleron me ” vrafshin veten”!

Shqipëria ka zhvillim edhe nga parat e krimit te organizuar, andaj dhe shoqërisë shqiptare i pëlqejnë kafenete, restornatet, resortet me para mafiozesh e drogaxhinjsh, ku hapen b…sh shqiptarët nëpër mediat sociale me lluksin shqiptar dhe zhvillimin e madh të vendit!

Tani o njerën, o tjetrën..! Ky stan këtë bulmet ka! Mos bëni sikur keni lindur sot dhe u patakset!

Lutuni të mos jeni në vendin dhe kohën e gabuar, në kohën që ata ” investitorët e biznesmenët me zinxhira në qafë e stikadente në goje, e ndonjë ose disa llonja në krahë nepër shkuma party, më pas “hanë kokat e njëri-tjetrit”!

 

The show must go and will go on for a veryyy long time! Stay cool and keep praying”!

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here