Vjosa Osmani pret Presidentin Begaj të hënën në vizitën e tij të parë në Kosovë

0
147

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj do ta zhvillojë në Kosovë, vizitën e tij të parë jashtë vendit. Njoftimi është bërë së pari në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës, ku thuhet:

“Me ftesë të Presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij: “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, të hënën (15 gusht 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.”

Me ftesë të Presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij.

Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore. Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë;

Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në orën 09:15.

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media. Vendi: Kabineti i Presidentes.

Presidenca e Shqipërisë

Po ashtu, lajmin e dha sot edhe Presidenca e Shqipërisë për vizitën në datat 15-16 gusht një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës

Shkëlqesia e Tij, Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë do të zhvillojë në datat 15-16 gusht 2022 një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Kjo vizitë e parë e Presidentit Begaj bëhet me ftesë të Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

Agjenda e vizitës, si më poshtë vijon:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve (para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)
Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës dhe Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh. T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës. Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here