Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE

0
194

Në aferën gjigande, afro 430 milionë euroshe të inceneratorit të Tiranës, dokumentat që kanë dalë sot janë një vrimë në ujë. Por ato vlejnë për të treguar se si në bashkëpunim me çdo organizëm shtetëror, pronarët e inceneratorëve, që sot janë në kërkim, nuk kanë lënë fond publik pa rrëmbyer. Megjithëse ata vazhdojnë të paguhen ende nga buxheti i shtetit ndonëse kanë marrë arratinë, ata janë “pasuruar” edhe nga grantet që Bashkimi Europian i ka dhënë qeverisë shqiptare për të ndihmuar fermerët.

Në krahasim me milionat që janë rrëmbyer shifra nuk duket e madhe, thjeshtë 310 mijë euro, por ajo është simbolike për të treguar se ka pasur një plan të detajuar për të mos lënë asnjë thërrime të bjerë për tokë. Partia e Lirisë ka denoncuar prej ditësh me dokumenta atë që ka ndodhur: pra se si, në truallin e inceneratorit të Tiranës është ngritur edhe një serë për prodhime buqësore, e cila është financuar me fondet që BE ka dhënë për bujqit shqiptarë. E gjitha ka ndodhur kur drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ishte ministrja e tanishme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila për punën e mirë që bëri në agjensi u ngrit në detyrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here