Partia e Lirisë nxjerr dokumentat e evazionit fiskal, Kryemadhi: Evazioni fiskal, 189 mln dollarë

0
189

Partia e Lirisë ka dërguar në SPAK dokumentet që provojnë se evazioni fiskal me inceneratorët dhe skema të tjera të ngjashme arrin në 189 milionë dollarë. Deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar dokumentet dhe ka theksuar se Shqipëria nuk mund të bëhet kurban për karrierat politike të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre në këtë çështje.

Deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar sot dosjet që Partia e Lirisë ka dërguar në SPAK, të cilat dëshmojnë se evazioni fiskal i skemave të ngjashme me të inceneratorëve llogaritet në 189 milionë dollarë. Në mesazhin e saj në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson se çdo ditë që kalon pa veprimin e drejtësisë, shteti i kapur furnizon korrupsionin e inceneratorëve.

Monika Kryemadhi: “Çdo ditë që kalon, paratë që mund të shkonin për rritje pagash dhe pensionesh, shkojnë për llogari të zyrtarëve të qeverisë, përmes skemës së inceneratorëve. Çdo ditë që kalon pa veprimin e drejtësisë, shteti i kapur furnizon korrupsionin e inceneratorëve, me paratë e gjakut të shqiptarëve. E përmes kësaj vjedhje të përditshme, pushteti tenton të korruptojë, manipulojë e kontrollojë edhe çdo qelizë tjetër në vend, që të vijojë i pashqetësuar vjedhjen.

Këto në foto janë dosjet e dërguara në SPAK përpara disa javësh, ku faktohet me të dhëna nga dokumente zyrtare, se vetëm evazioni fiskal i skemës së inceneratorëve kap vlerën 30 milionë dollarë, ndërsa me skema të ngjashme si inceneratorët, llogaritet një evazion fiskal 189 milionë dollarë.

Kryemadhi shkruan se Shqipëria nuk mund të bëhet kurban për karrierat politike të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre në këtë çështje. Zbardhja e inceneratorëve duke mos mbyllur sytë ndaj fakteve, duke kryer hetime me integritet larg intimidimeve apo joshjeve, si dhe ndjekja e parasë së korrupsionit, është pikënisje e një drejtësie të vërtetë e të pavarur në Shqipëri, thekson ne postimin e sa zonja Kryemadhi.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here