FOTOLAJM/ Noka: Kordon policor për të mbrojtur Çuçin nga prindër e fëmijë!

0
148

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka shpërndarë një foto, ku dallohet kordoni i policisë me qindra policë të cilët por ruanin godinën e Ministrisë së Brendshme.

‘Kordon policor për të mbrojtur Çuçin nga prindër e fëmijë!’, shkruan Noka në Facebook.

Kujtojmë se mijëra qytetarë kanë dalë në protestë sot pas vrasjes së vogëlushes 7 vjeçare me skaf në breg të detit në Himarë nga Komisari Arjan Taso.

Portestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Drejtorit të Policisë Gledis Nano.

Pas më shumë se 2 orë protestë ditën e sotme, protestuesit i kanë vendosur ultimatum kryeministrit Edi Rama se nëse brenda 72 orëve nuk i shkarkon, do të mblidhen sërish të hënën në orën 19:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here