‘Një oktapod që rrëmben miliona’, Vasili: Opozita do ti nxjerrë fundin aferës së incineratorëve

0
126

Deputeti, Petrit Vasili, deklaron se Partia e Lirisë dhe opozita mbetën të vendosura për ti nxjerrë fundin çështjes së aferës së incineratorëve.

Për Rtv Ora, ai tha se koncesionarëve të shpallur në kërkim vazhdon tu paguhet arratia që të mos flasin.

Vasili: Këta njerëz të shpallur në kërkim paguhen që të mos flasin, u paguhet arratia. Opozita do ta njerrë deri në fund themelin kësaj çështje.Është një oktapod që rrëmben miliona.

Sipas tij faktet janë kokëfortë por SPAK po vepron ngadalë.

Vasili: Të gjithë janë të bindur se sa e rëndë është kjo aferë, çfarë hajdutësh e qeverisin Shqipërinë dhe sa të rënda dhe të pakapërcyeshme janë këto fakte. Është një SPAK që po vepron mjaft avash. Disa lëvizje minimale kanë ndodhur. Ky mal i madh me prova e ka të pamundur që e vërteta të mos dalë deri në fund. Paguajmë për incineratorë që nuk punojnë, nuk djegin asgjë.

Në intervistën për Rtv Ora, ai komentoi edhe tragjedinë e ndodhur sot në Himarë ku humbi jetën një 7-vjeçare.

Vasili: Mendja në radhë të parë na shkon te një familje që disa ditë shumë të bukura të saj janë kthyer në një tragjedi që do shënjojë jetën e tyre. Na ka rrënqethur të gjithëve. Të vetmin që pashë të parrënqethur dhe të padëshpëruar pashë kryeministrin e vendit tim.

Në bregdetin e Jonit është e treta ngjarje njëra pas tjetrës. I gjithë zinxhiri i policisë duhet të ikte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here