‘Në bursë çmimi i naftës vetëm në rënie’/ Vasili: Qeveria dhe bordi mostër vazhdon të vjedhë shqiptarët

0
169

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, akuzon se qeveria përmes bordit vazhdon të vjedhë me çmimin e naftës, duke e mbajtur më të lartin në rajon, edhe pse në bursë vijon të bjerë. 

Vasili bën një krahasim sipas tij, të çmimeve të naftës në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipëri, ku në vendin tonë, rezulton të jetë më e lartë.

Sipas Vasilit, “diferenca mes të tre vendeve është se Shqipëria ka një qeveri që vetëm vjedh”.

Reagimi
Vazhdon pa pushim vjedhja e Qeverise me çmimin e naftes!
Qeveria permes Bordit moster qeveri + oligarke vazhdon vjedhjen dhe grabitjen me cmimin e Naftes.
Çmimi i Naftes ne Burse ka shenuar vetem ulje te vazhdueshme dhe shume te rendesishme.
Ndersa Bordi i batakcinjve mban çmime skandaloze dhe vjedh e zhvat parate e shqiptareve.
Çmimi i Naftes ne Shqiperi eshte 226 leke.
Ndersa ne Maqedoni vetem 175 leke.
Po keshtu ne Malin e Zi cmimi eshte 175 leke.
As Maqedonia dhe as Mali i Zi nuk jane prodhues Nafte.
Diferenca e vetme eshte se Shqiperia ka nje Qeveri te rilindjes, qe vetem vjedh, ndersa ne Maqedoni dhe Mal te Zi qeverite mendojne per qytetaret.
Qeveria ka bllokuar ne menyre mafioze Projekt-Ligjin e propozuar nga une ne Parlament qe ne fillim te muajit mars, qe kerkon pezullimin e Takses se qarkullimit dhe te karbonit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here