‘Hap kamionin!’ – PD: Çdo ditë një provë e re për përfshirjen në vjedhje të kryedoganierit Gent Gazheli!

0
157

Partia Demokratike i ka bërë të qartë publikisht, kryedoganierit Gent Gazheli, mëkëmbësit të Ramës në dogana, se pavarësisht se sot i ka krahët e ngrohta, forca e ligjit do të veprojë mbi të. Në një deklaratë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Çlirim Gjata, tha:

“Raportimet mediatike nxjerrin çdo ditë një provë të re për përfshirjen në vjedhje të kryedoganierit Gent Gazheli. Fakti më i fundit është një e-mail i drejtorit të Antikontrabandës Detare, i cili i kërkon Gazhelit kontrollin e një kamioni me mallra kontrabandë.

Sipas e-mailit që po e tregojmë këtu, drejtori i Antikontrabandës Detare flet për shkelje të përsëritura nga i njëjti kundërvajtës, me bekimin e shefave në doganë.

“Eprorët bëjnë çmos që ky mjeti i dyshuar si transportues mallrash kontrabandë të mos kontrollohet’, thuhet në e-mail.

Partia Demokratike denoncon këtë vjedhje të dyfishtë.

Së pari, është zhvatja e shtetit, duke kaluar mallra pa tarifa doganore ose me tarifa të reduktuara.

Së dyti, është vjedhja e drejtpërdrejtë e konsumatorit.

Sipas komunikimit, bëhet me dije se mallrat e pazhdoganuara janë produkte të falsifikuara të firmave të shtrenjta të modës, të cilat shiten në butikët e shtrenjtë të Tiranës si origjinale.

Për të sfiduar drejtorin e Përgjithshëm të Doganave në këtë rast korruptiv, zyrtari i Antikontrabandës detare i drejtohet me fjalët ‘hape kamionin!’

Partia Demokratike i kërkon mbretit Gent të vjedhjes në dogana “të hapë krahun”.

Çdo ditë e tij me butonin e traut në dorë është një vjedhje më shumë në arkën e përbashkët publike, një dorë më shumë në xhepin e çdo qytetari.

Si mëkëmbës i Edi Ramës në dogana, ai i ka krahët e ngrohta sot, por ne e sigurojmë se forca e ligjit do të veprojë. Në mos sot, mot!” theksoi Gjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here