Berisha: Të festosh marrëdhëniet Shqipëri-SHBA me Ramën e Ballën, si të shkosh me Tahirin në Shtëpinë e Bardhë

0
324

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi në ambientet e jashtme të Kuvendit se do të shkojë drejt Mirditës për të takuar qytetarët, ku edhe do të festojë 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Berisha thumboi organizimin e kryeministrit në kuadër të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke thënë se të festosh marrëdheniet me SHBA-të me Edi Ramën e Ballën, është njëlloj si të shkosh me Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë.

“Do festoj me mirditorët 100-vjetorin e marrëdhënies me SHBA, Rama bën anti-miting, ndërsa unë do e festoj me shqiptarët e vërtetë.

Të kremtosh marrëdhëniet me SHBA-të me Ramën dhe Ballën, njëlloj si të shkosh me Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë.”-tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here