Balliu: Lobimet që shpallën non grata Berishën rrëzuan Boris Johnson

0
153

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu u shpreh i keqardhur për vendimin e fundit të Britanisë së Madhe për të shpallur non-grata Sali Berishën.

“Duhet të dimë që edhe në Britaninë e Madhe lobimet ekzistojnë. Lobimet nuk janë vetëm për foto se me lobime bëhesh kongresmen, bëhesh sekretar shteti, bëhesh gjyqtar”, është shprehur Balliu.

Ai shtoi se non-grata për Berishën vjen pas lobimeve të forta majtiste në botën perëndimore.

“Mund ta shikoni se edhe në Amerikë kjo është e ligjshme. Boris Johnson dhe qeveria e tij ra nga lobimet e Sorosit. Ai u rrëzua nga të njëjtat lobime që shpallën non grata Berishën. Këto janë lobime të ekstremit të majtë që sulmojnë të djathtën kudo nëpër botë. Kështu që lobimet nuk janë vetëm për foto”, tha Balliu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here