Sulmet kibernetike “shënjestrojnë” Europën, pas Shqipërisë hakerohen faqet qeveritare në Itali dhe Belgjikë

0
155

Disa ditë më parë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se faqet e shërbimeve online si dhe disa faqe qeveritare në Shqipëri kishin rënë pre e sulmit kibernetik ndaj dhe u detyruan që ti mbyllnin përkohësisht.

Lajmi bëri jo pak bujë, duke sjellë dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama si dhe shumë institucioneve të tjera të prekura nga ky sulm. Rama tha se nga informacionet paraprake dyshohet se sulmi ka ardhur nga jashtë vendit dhe se dyshimi ngrihet mbi dy shtete, të cilat nuk i bëri publike.

Por sulmi kibernetik drejt vendit tonë kohët e fundit duket se nuk është i vetmi dhe duke parë të dhënat shihet se në qendër të tyre janë vënë vendent europiane. Ditën e sotme u raportua se banda famëkeqe ransomware Lockbit ka goditur një institucion finaciar në Itali, siç Agenzia delle Entrate, e cila ka të dhëna tepër të rëndësishsme si për kompanitë ashtu dhe për individët. Duket se banda Cyber ka 78 GB të dhëna të nxjerra nga infrastrukturat IT të organizatës që përmbajnë dokumente në lidhje me skanimet, raportet financiare dhe kontratat.

Ransomware është një lloj malware që inokulohet brenda një organizate për të enkriptuar të dhënat dhe për t’i bërë sistemet të padisponueshme. Pasi të dhënat janë të koduara, hackerat i kërkojnë viktimës të paguajë një shpërblim, që do të paguhet në kriptovaluta, në mënyrë që të mund ta deshifrojë atë.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme belge ka akuzuar hakerët kinezë për kryerjen e sulmeve kibernetike për rreth 4-javë kundër Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve kineze të marrin masa të nevojshme për të hetuar situatën.

Sipas deklaratë thuhet se sulmet kibernetike kundër qeverisë belge kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në sovranitetin e shtetit, demokracinë, sigurinë dhe në shoqërinë e tyre. Hakerët kinezë kanë akses në Ministrinë e Brendshme për dy vite, ndërsa sulmet ndaj Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2021 rezultuan që rrjeti i saj i internetit të shkëputej për javë të tëra, ku stafi i saj nuk kishte internet dhe mundësi për të komunikuar përmes e-mail.

Pajisjet Huawei konsiderohen si një kërcënim sigurie në disa qeveri të shteteve të ndryshme, përfshirë edhe në Britani, duke vendosur të ndalojnë kompaninë së punuari në shpërndarjen e saj së platformës 5G për shkak të shqetësimeve të shkeljeve të sigurisë nga Kina.

Suedia është një ndër shtetet që ka raportuar disa sulme të njëpasnjëshme të cilat janv intensifikuar pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe vendimit për tu bërë anëtare e NATI-s. Rrjetet e energjisë dhe celularët janë objektiva të mundshëm për sulmet kibernetike. Por ndërkohë që po ngrihen zërat paralajmërues, shifrat e fundit tregojnë se ndërprerjet në rrjete janë ulur në nivele të ulëta.

Por akuzat për sulm kibernetik nuk kanë munguar as nga BE-ja, e cila ka konstatuar dhe ka paralajmëruar disa ditë më parë se grupet e hakerëve rusë po “shënjestrojnë pa dallim entitete thelbësore globalisht” në mes të luftës së vendit me Ukrainën, duke kërcënuar efektet e mundshme të përhapjes. Këshilli i Bashkimit Evropian veçoi sulmet e fundit të shpërndara të mohimit të shërbimit (DDoS) kundër disa shteteve anëtare dhe partnerëve të BE-së, për të cilat grupet e hakerave pro-ruse morën meritën.

Zyrtarët e sigurisë kibernetike si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara kanë marrë një qasje më agresive për të kundërvepruar dhe shkëmbyer informacione rreth grupeve të huaja të hakerave pas pushtimit rus të Ukrainës. Të mërkurën, Komanda Kibernetike e SHBA zbuloi dhjetëra mostra malware që janë përdorur kundër rrjeteve kompjuterike në Ukrainë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here