Ryshfete, abuzime me gjobat dhe radarin, pezullohen 4 policë të Rrugores në Vlorë

0
162

Gjykata e qarkut Vlorë ka caktuar masat e sigurisë dhe ka vendosur të pezullojë nga detyra oficerë të policisë rrugore të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Konkretisht bëhet fjalë për policët Medin Canaj, Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa, Endri Kasaj, të cilët kanë kryer shkelje me drejtues të ndryshëm automjetesh; kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari si dhe kanë dekonspiruar operacionet e rrugorëve.

Po ashtu ata kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari sa i përket identitetit të kundërvajtësve, me qëllim mos penalizimin e tyre dhe heqjen e automjeteve nga sistemi “Alert”.

Ndërkohë, është caktuar masa e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasin nën hetim Medin Canaj.

Ndërsa është caktuar masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik”, për shtetasit nën hetim: Renols Mataj, Endri Kasaj, Taulant Kasa, Armir Xhafaj, me detyrë trup shërbimi në seksionin urban dhe Interurban të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here