“Gënjen edhe për kohën”, Meta për Bashën: Nuk i besova kurrë një mashtruesi ordiner

0
166

Ish-presidenti Ilir Meta, po mban fjalën e tij në Konventën e LSI, e cila po zhvillohet një ditë pasi ai dorëzoi detyrën.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka sulmuar ashpër ish-kreun e PD, Lulzim Basha.

Ai tha se gjatë këtyre 6 viteve nuk i ka besuar asnjëherë Lulzim Bashës, duke e akuzuar atë si bashkëpunëtor të qeverisë Rama.

“Ilir Meta ka qenë kategorikisht kundër bastit të çmendur për t’i besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen edhe për kohën, duke djegur mandatet, duke bojkotuar parlamentit, duke bojkotuar pushtetin vendor. Më thoni a ka ndonjë vend afrikan që në pushtetin lokal që nuk ka përfaqësues të opozitës”,-tha ish-presidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here