Cilët ishin deputetët e opozitës që morën pjesë në betimin e Presidentit Bajram Begaj

0
164

Presidenti Bajram Begaj ka bërë pasditen e 24 korrikut betimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë si kreu i ri i shtetit.

Begaj do të jetë Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë post komuniste.

Gjatë betimit të tij morën pjesë mazhoranca qeveritare, ku në sallë ishin deputetët e shumicës, por edhe kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat.

Ndërkohë që të pranishëm në seancë ishin gjithashtu ish-kreu i PD, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, deputetët, Ervin Salianji, Grida Duma, Oriola Pampuri, Xhalal Mziu, Ina Zhupa, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferaj, Jorida Tabaku, Arbër Agalliu, Agron Gjekmarkaj, Andia Ulliri, Bujar Leskaj, Flamur Hoxha, Helidon Bushati, Dashamir Shehi, Kreshnik Collaku, Zheni Gjergji, Flutura Açka, si dhe aleatët e PD, Vangjel Dule, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Gjithashtu të pranishëm në seancë ishin dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe deputetja Erisa Xhixho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here