Çfarë po ndodh para Presidencës, zbulohet axhenda e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta te Bajram Begaj

0
176

Jane zbuluar detajet e ceremonisë që do të zhvillohet në godinën e Presidencës për kalimin zyrtar të detyrës ngë Kreu i Shtetit Ilir Meta te pasardhësi i tij, Bajram Begaj, i cili u betua pak minuta më parë në Kuvend.

Protokolli i Shtetit ka vendosur që e gjithë ceremonia të zhvillohet mes Presidencës dhe Pallatit të Kongreseve, në një hapësirë të krijuar rishtazi ku kanë nisur të mbërrijnë përfaqësues të trupit diplomatik dhe kryesisht deputetë.

Garda e Republikës ndërkohë ka vendosur një detektor metalesh ku po zhvillohet kontrolli fizik i të gjithë personave që do jenë pjesë në ceremoni.

Aty ndodhen gjithashtu Banda Frymore e Ushtrisë, trupa ushtarake të Marinës dhe reparteve të tjera të Forcave të Armatosura.

 

 

Ceremonia e dorëzimit të detyrës do të zhvillohet në 19:30, ndërsa Ilir Meta ndodhet aktualisht në Presidencë duke pritur mbërritjen e Begajt, për të lënë kështu pas 5 vitesh detyrën shtetërore të Presidentit të Republikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here