Marrëveshja për grurin ukrainas, Erdogan: Kriza globale e ushqimit do të lehtësohet

0
131

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mirëpret të pranishmit në Stamboll pas nënshkrimit sot të marrëveshjes mes Ukraina dhe Rusisë për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi.

“Ne jemi krenarë që jemi instrument në një iniciativë që do të luajë një rol të madh në zgjidhjen e krizës globale të ushqimit që ka qenë në axhendë për një kohë të gjatë”, thotë ai.

“Marrëveshja e sotme do të ndihmojë me sigurinë ushqimore dhe kontrollin e inflacionit në mbarë botën”, shtoi ai.

Delegatët sapo kanë përfunduar nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, e cila do të lejojë që rreth 20 milionë tonë drithë, e cila ka qenë subjekt i bllokadës ruse, të eksportohen nga Ukraina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here