Skandali/ Pse Rama nuk e pranon kërkesën e Kosovës për të miratuar rezolutën për gjenocidin serb?

0
169

U bë kohë që Kosova po kërkon nga Shqipëria që të miratojë një rezolutë kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Së fundmi ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që e bëri këtë kërkesë gjatë vizitës në Shqipëri.

“Ne diskutuam kërkesën tonë që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë që të dënohet gjenocidi serb dhe ku të kërkohet që autorët të dalin para drejtësisë,” tha Osmani në atë kohë.

Por kjo kërkesë ka rënë në veshin e shurdhër të Edi Ramës, i cili ka vazhduar marrëdhënien e ngrohtë me Aleksandër Vuçiç, siç e ka pranuar publikisht.

Madje një zyrtare e tij, nënkryetare e parlamentit, pati deklaruar se nuk duan ta ngacmojnë Vuçiçin për shkak të Ballkanit të Hapur.

Kur u kap gafil duke rrëzuar një rezolutë për gjenocidin serb në Srebrenicë, Rama shpiku një tjetër histori, duke sjellë me urgjencë një rezolutë tjetër disa javë më vonë. Për turpin e mazhorancës, ajo rezolutë u miratua pa asnjë fjalim serioz, madje Taulant Balla as denjoi ta lexonte tekstin e plotë.

Kurse sot, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh për të miratuar një rezolutë kundër raportit të Dick Marty. Edhe pse ka refuzuar vazhdimisht kërkesën e Kosovës, Rama shfaqi sot anën e tij nacionaliste, duke thënë se opozita ia ka futur thikën në shpinë Kosovës.

“Thikat që i keni ngulur ju Kosovës nga dita e parë duke e masakruar UÇK-në si terroriste dhe marksist-leniniste deri në ditën e fundit duke ia ngulur thikën në gjoks Presidentit të Kosovës janë të pafundme. Hajde thoni: Hashim Thaçi është mirë aty ku është? Ju jeni thika në gjoksin e Kosovës, kështu do të mbesni sepse jeni bishti i shtrembër”, tha Rama.

Se kush e ka përdorur raportin e Dick Marty për përdorim të brendshëm politik, këtë e di shumë mirë Edi Rama.

Por ai duhet të sqarojë se pse nuk e njeh gjenocidin serb në Kosovë dhe mban peng një rezolutë të sjellë nga opozita për kët qëllim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here