Berisha: Rama firmosi për aferën 420 mln € të inceneratorëve! Nëse SPAK heton, kryeministri shkon në burg

0
158

Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi në një takim me të rinjtë në Durrës se kryeministri Edi Rama është ai që ka firmosur 420 mln euro për aferën korruptive të inceneratorëve.

Berisha tha se Rama ka firmosur aferën e madhe me negociata të mbyllura ndërsa shtoi se nëse SPAK do hetonte, kryeministri përfundon në qeli.

“420 mln euro aferë të djegësave e firmosi Edi Rama. Nëse lexoni akuzën e prokurorisë fillon, ‘për përdorim të paligjshëm në prokurim dhe korrupsion’.

Rama ka firmosur aferën e madhe me negociata të mbyllura, e cila është e kundërligjshme, që ja kanë kundërshtuar dhe Prokurimet Publike.

SPAK nuk merret me trungun, se po të merret, Rama përfundon në qeli. merret me degët, si ka shpërndarë Lefteri, ka vjedhur padyshim.

Nuk kapet nga erdhi kjo aferë. Ai firmosi me negociata të mbyllura. Ndodh gjithçka por jo pse u hap çështja, nuk hetohet. S’ka njeri më të rrezikshëm se ai. Rreziku i vërtetë i Shqipërisë.”-tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here