Rënia e shtetit online të Ramës, reagon PD. Ristani: Hakerimi, si skenar hollivudian

0
162

Partia Demokratike ka reaguar në mënyrë zyrtare në lidhje me rënien e e-Albania-s dhe disa shërbimeve të tjera qeveritare.

Në një deklaratë nga selia blu, anëtari i kryesisë së PD-së, Arben Ristani është shprehur se hakerimi i bërë publik nga Rama është si një skenar hollivudian.

Deklarata e Arben Ristanit, anëtar i Kryesisë së PD:

Qeveria ka njoftuar sot për një sulm kibernetik kundër sistemeve qeveritare dhe faqes e-Albania.

Me gjuhën e një skenari hollivudian, me hakera dhe armiq ndërkombëtarë, duket se qeveria po mundohet të fshehë më shumë se të zbulojë.

Më i pabesueshëm bëhet hakerimi po të kujtojmë rekordet thuajse kriminale të qeverisë sa i takon privatësisë së qytetarëve.

Partia Demokratike risjell në vëmendje rastin e patronazhistëve, të cilët kishin në duar të dhëna të qytetarëve shqiptarë, të siguruara përmes të njëjtit sistem, për të cilin sot thonë se është hakeruar.

Në një rast të dytë të paprecedent, punonjësit e së njëjtës administratë nxorën të dhëna sensitive të qytetarëve, që nga rrogat, të dhënat personale e me ra radhë.

Një qeveri që ka një rekord të tillë në trajtimin e bankës së të dhënave të nënshtetasve, duket e pabesueshme kur thotë se ka rënë pre e metodave të veta.

Kur të tjerët e trajtojnë ashtu si ajo trajton qytetarët e vet, për shqiptarët kjo nuk përbën lajm, por pazotësi të qeverisë.

Partia Demokratike, duke njohur ‘instrumentet e së keqes’ që përdor Rama, paralajmëron publikun se, pas lajmit për hakerimin mund të fshihen rrjedhje të tjera të databazës dhe të dhëna sensitive publike.

Kur kjo të ndodhë, Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Patronazhistëve, do t’ia hedhë fajin hakerimit të bërë nga ‘forca të panjohura’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here