“Më e nxehtë se shkretëtira e Saharasë”, pas lëshimit të alarmit të kuq, anglezët ‘zbarkojnë’ në plazh

0
158

Moti i nxehtë që përfshin shumicën e vendeve në botë këtë korrik nuk ka kursyer as Mbretërinë e Bashkuar, vendi që rrallë herë është mësuar të përballet me të tilla kushte atmosferike.

Britanikët janë përgatitur që në ditët në vijim të përballen me temperatura ekstreme, të cilat do të kalojnë 41 gradë Celsius, dyfishin e mesatares së zakonshme për vendin.

Ditën e djeshme ministrat mbajtën një takim për të diskutuar efektet dhe pasojat e motit të pazakontë pas deklarimit të një emergjence kombëtare, por megjithatë vendosën të mos mbyllin shkollat në vend. Kjo është hera e parë që në Britani jepet alarmi i kuq për temperaturën e lartë. Deri më sot rekordi qëndron në 38.7 gradë Celsius, por meteorologët parashikojnë thyerjen e këtij të fundit ditën e hënë ose të martë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Frika në vend ekziston se mund të ketë mijëra viktima prandaj edhe shërbimi shëndetësor ka rritur kapacitetin e ambulancave dhe operatorëve në shërbim.

Një trup u nxor nga ujërat e Salford Quays mbrëmjen e kaluar teka dyshohet se viktima ishte futur aty në një tentativë për të shmangur temperaturat e larta. I nxehti po ashtu ka shkaktuar probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në një moment shumë të vështirë në banesat në jug-lindje të Anglisë.

Pavarësisht paralajmërimeve zyrtarët janë shprehur se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për temperaturat dhe se shkollat ne vend nuk do të mbyllen. Një zyrtar i NHS u shpreh se spitalet do të jenë “shumë të nxitur” ditët e të nxehtit të paralajmëruar. Ndërkohë, shumë britanikë kanë përfituar që këtë kohë ta kalojnë në plazhe për t’u freskuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here