Deputetja ngushëllon familjet e viktimave të atentatit: Lajm i zi ka rënë në gjithë Fushë-Kuqen!

0
342

Deputetja e Partisë Demokratike për Lezhën, Elda Hoti ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të atentatit të sotëm në Fushë Krujë.

Hoti thotë se ky lajm i zi ka shokuar të gjithë Fushë Kuqen, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjet Hoxha, Martini dhe Vata.

“Të tronditur, të shokuar nga lajmi i zi, që ka rënë në gjithë Fushë-Kuqen, për atentatin mafioz që u bë ndaj tre djemve të familjeve Hoxha, Martini dhe Vata. Ju shpreh ngushëllimet e mia familjarëve!”, shkruan Hoti në rrjetet sociale.

Nga atentati mafioz ditën e sotme në mbikalimin e Fushë Krujës mbetën të vrarë Brilant Martini, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here