Banori Geraldo Rama: Po na i shembin shtëpitë pa na dhënë asnjë shpjegim

0
249

Unë jam Geraldo Rama, dhe kam pasur objektin këtu, biznes dhe më ka ardhur një letër që të ma prishin atë pa më dhënë asnjë shpjegim. Letra më ka ardhur me datë 1 korrik dhe duhet të liroj ambientin brenda 14 ditësh.

Njerëzit i kanë liruar nga frika, unë e kam liruar dje, i fundit, sepse nuk mund ta përballoj dot vetëm, i kam dërguar në gjykatë e të gjitha, por…

Do t’i lironi thotë sepse duan të sistemojnë banorët që janë dëmtuar nga tërmeti, duan t’i sjellin këtu. Ndërkohë, unë këtu kam biznes me të cilin mbaj familjen. Të lirohen vullnetarisht thonë, dhe as letra as asnjë gjë. Janë rreth 15-16 banesa, dhe unë kam 8 vite me këtë biznes, mbaj familjen me këtë punë.

S’dimë asgjë se ku do shkojmë. Thjeshtë thonë liro vullnetarisht pronën që e ke me letra me të gjitha dhe se ku do shkoj, se çfarë do bëj nuk di absolutisht asnjë gjë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here