Akti i fortë/ Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë braktisën sallën sapo Rama nisi të flasë për amnistinë fiskale

0
461

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, dhe ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq kanë braktisur sallën sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën gjatë një dëgjese për ligjin e amnistisë fiskale.

Ambasadorët Zingraf dhe Barsacq kanë qëndruar të ulur në reshtin e parë duke dëgjuar fjalën e ministres së Financave Delina Ibrahimi, dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, por janë larguar menjëherë sapo fjalën e ka marrë kryeministri Rama.

Ky i fundit duket se nuk e ka pritur mirë gjestin e dy ambasadorëve, dhe gjatë fjalës së tij ka folur për “mungesë respekti” nga diplomatë të huaj që e trajtojnë Shqipërinë si “vend me bisht”.

Amnistia fiskale është kundërshtuar nga Dhoma e Tregrisë Amerikane dhe Gjermane, si dhe nga Bashkimi Europian. Por Rama ka thënë sot se qeveria e tij është e vendosur për ta miratuar këtë ligj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here