Baçe: Marrëveshja e qeverisë për Butrintin me ato kazinotë, diskot… më skandalozja që mund të ekzistojë!

0
142

Akademiku Apollon Baçe është në radhët e para sot të protestës që po mbahet përpara Kuvendit të Shqipërisë kundër dhënies me koncension të trashëgimisë kulturore shqiptare, siç po ndodh me Parkun Kombëtar të Butrintit, me Amfiteatrin e Durrësit e më gjerë.

I pyetur se si do të procedojnë më tej, z. Baçe tha: “Ne do të bëjmë këtë, që ta hedhim në Gjykatën Kushtetuese; po nuk u bë atje, në instancat e tjera.

Tek UNESCO ka ngecur për një farë kohe, meqenëse ndërrohet shefi i UNESCO-s dhe pastaj do të dërgojnë një ekip që të shohë gjendjen se si është këtu.

Përsa i përket pritjes që ne mund të kemi nga këta deputetët e sotëm, mua më duket se nuk ka asnjë pritje. Dihet se do të votohet.

Fjalia e vetme që ne kemi dëgjuar në këtë mes është “do të bëhet si e themi ne, se ne dimë çfarë bëjmë!”.

Ne të tjerët që jemi specialistë, nuk e dimë çfarë bëjmë!!! E di vetëm zotëria që thotë këto fjalë.

Dëshira ose jo që ishte me të vërtetë skandal, që të vemi në Kuvend dhe na del Shalsi e thotë nuk do të hyni… duke filluar që nga e para, pse Butrinti duhet të kalojë në Komisionin e Ekonomisë dhe jo në atë të Kulturës?!

Si është marrëveshja?! Se ju nuk e dini tamam si duhet. Të gjitha ndërtimet që do të bëhen aty, jo në Butrint, se në Butrint nuk lejohet të bëhet asgjë, po ato që do të bëhen jashtë, kazinotë, ato restorantet, diskot e të tjera bëhen me lekët tuaja, me lekët e mia, me lekët e popullit. Është shteti që investon menjëherë, do të fusë tërë lekët që ka mbledhur nga Butrinti deri në këtë kohë atje dhe ata, sipas marrëveshjes, do të fusin 0,6% të fitimit vjetor që do të kenë nga kjo.

Pra, këtu kemi me një akt të pashoq faljeje, që në krahasim me PPP-të e tjera është më skandalozi që mund të ekzistojë dhe shteti merr përsipër që për çdo dëmtim, do ta shpërblejë.”/ar.sh/SYRI.NET

Nis protesta për mbrojtjen e Butrintit: Deputetë! Hiqni dorë, mos u bëni trathëtorë, se pastaj do të pendohi!

Kujt po ia japin?! Atij që thotë se ‘Butrinti iu dha gabimisht Shqipërisë’ apo se ‘Epiri greqishtfolës ndaloi hordhitë ilire’?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here