Xhixho: Në krye të aferës së incineratorëve është Edi Rama, SPAK është në provë të fortë

0
131

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, tha se afera e incineratorëve është një skemë kriminale, ku sipas saj qeveria ka vjedhur haptazi taksat e qytetarëve shqiptar.

Në një intervistë për Ora News, Xhixho tha e bindur se në krye të kësaj skeme është Edi Rama ndërsa shtoi se LSI ka kërkuar që të hetohet edhe për incineratorin e Tiranës, pasi pas kësaj afere fshihet edhe Erion Veliaj që duhet të shkojë para drejtësisë.

Erisa Xhixho: Është një skemë kriminale. Ky grup, kjo qeveri ka vjedhur në mënyrë shumë haptazi taksat e qyetarëve shqiptar. Kjo dosje ka që 1 vit në SPAK, por vijon të paguhet incinerator i Tiranës dhe ne edhe sot paguajnë 80 mijë dollar në ditë për incerimin që nuk ndodh. Jemi shumë të qartë që në krye të kësaj skeme është Edi Rama dhe me vullnetin e mbështetjen e tij është arritur zbërthimi i kësaj skeme dhe padyshim ne kemi kërkuar që përveç hetimeve që janë zhvilluar në incineratorin e Elbasanit dhe Fierit që për ne ata që janë kryesorët Ëngjëll Agaçi, Armando Subashi nuk kanë shkuar përpara drejtësisë, apo për incineratorin e Tiranës ku Erion Veliaj kryetar i Bashkisë ka firmosur dhe ka marrë një angazhim në mënyrë antiligjore pa pyetur Këshillin bashkiak për 30 vitet e ardhshme dhe ende nuk ka hetime për incineratorin e Tiranës.

E pyetur se kush mban përgjegjësi në lidhje me këtë aferë, Xhixho tha se nuk presim drejtësi as nga Edi Rama dhe as nga Erion Veliaj por nga SPAK.
Erisa Xhixho: Ne nuk presim drejtësi as nga Rama e as nga Veliaj, drejtësia është SPAK që është në provën më të fortë. Veprimi I drejtësisë që kërkojnë shqiptarët dhe zbardhja e kësaj afere që duhet të jetë krye axhenda e SPAK, pa dyshim do duhet të veprojë ku njerëzit po përballet me skandale. Gjithë drejtimi politik i gjithë kësaj skeme, vjen nga Kryeministri Rama dhe besoj se s’ka dyshim për këtë.

Kjo dosje e cila do të përfshijë, që nga kryeministri, deri në kryetar bashkie, deri në funksionar , sekretarë të Kryeministrit do të duhen të jenë para drejtësisë dhe zbardhja e plotë e kësaj skeme, do të ndajë nëse ne kemi një drejtësi të pavarur apo e kapur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here