Punonjësi i pastrimit humbi jetën brenda kampit Ashraf, Inspektorati i Punës: S’kemi marrë njoftim për aksidentin

0
133

Një punëtor 64 vjeçar i një kompanie pastrimi humbi jetën pas një aksidenti në Manzë të hënën, teksa tërhiqte mbetjet me automjet në një mjedis privat. Shaban Ceni ishte duke tërhequr mbetjet urbane në territorin e kampit Ashraf, ku janë vendosur muxhahedinët që njihen si opozita e Iranit.

Policia e Durrësit tha në një njoftim për mediat se 64-vjeçari kishte aksidentuar dorën. “Si pasojë e plagëve të marra…,ka humbur jetën në spital,” tha policia. Një zyrtar i Bashkisë Durrës sqaroi për BIRN se pastrimi brenda Kampit Ashraf në Manëz ofrohet nga një subjekt privat dhe jo nga ndërmarrja e pastrimit në varësi të pushtetit vendor. Ndërsa Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Durrës deklaroi se nuk kishin ende njoftim për aksidentin.

“Subjekti ka detyrim që të bëjë njoftimin për aksidentin e ndodhur brenda 24 orëve, por nuk kemi pasur njoftim, vetëm çfarë kemi mësuar nga media elektronike,” i tha BIRN një përfaqësues i Inspektoratit. “Jemi në verifikim të subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e pastrimit në këtë zonë, sepse asnjëri nuk është vetëofruar që të tregojë se ka qenë punëtori i tij dhe vetëm me emrin e punëtorit nuk dalim asgjëkundi, duhet të gjejmë subjektin”, shtoi ai.

Në maj të këtij viti, Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e 3 personave të dyshuar si përgjegjës për sigurinë dhe kushtet e punës në një kantier ndërtimi ku humbi jetën një 53 vjeçar, ndërsa 3 kompani të përfshira në ndërtim u morën në hetim./Reporter.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here