Mbaruan zgjedhjet, mbesin mashtrimet/ Ngecin fondet e rindërtimit, 38 mijë familje presin të marrin dëmshpërblim

0
170

Banorët e dëmtuar prej tërmetit të vitit 2019 duket se janë harruar nga institucionet.

Bashkitë dhe Ministria e Rindërtimit, nuk ka miratuar për afërsish gjysmën e tyre, pagesat për riparimin e shtëpive të dëmtuara.

Sipas vendimeve të Komitetit Shtetëror të Rindërtimit, numri i banesave totale që u është dhënë fondi për kompensimin e dëmeve të tërmetit është 45.459, nga 83.745 ndërtesa që klasifikohen të dëmtuara pjesërisht, të cilat duhet të merrnin paratë nga buxheti i rindërtimit.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka mbledhur vetëm 5 herë këtë vit Komitetin e Rindërtimit, duke dhënë ndihmë financiare për vetëm 939 familje.

Në 2020-n Komiteti i Rindërtimit u mblodh 69 herë, dhe miratoi ndarjen e fondeve për shtëpitë dhe apartamentet e dëmtuara për 31.935 familje. Në total janë alokuar 79 milion euro fonde, mesatarisht 2.500 euro për familje.

Vitin e shkuar, i cili ishte edhe një vit elektoral, Komiteti miratoi 29 vendime, duke shpërndarë fonde për riparimin e banesave për 12.585 familje. Në total fondet e miratuara 1 vit më parë  ishin 47.5 milion euro, 3800 euro për një banesë.

Por vlera e fondeve të miratuara këtë vit është vetëm 5.7 milion euro.

Me kalimin e viteve, numri i familjeve që po përfitojnë nga rindërtimi është ulur, por në rastet e pakta kur janë dhënë para, fondet janë rritur. Një familje ka marrë këtë vit mesatarisht 6100 euro.

Qeveria mori si angazhim për të përfunduar të gjithë rindërtimin pas tërmetit në krye të 3 vjetëve, por edhe pse jemi vetëm 4 muaj larg këtij afati, 38 mijë familje presin të marrin dëmshpërblimin për rregullimin e shtëpisë, procedurë që kërkon vetëm mbledhjen e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit. /EuroNews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here