Parandalohet vrasja, 34-vjeçari niset me pistoletë me vete nga Tepelena për të ekzekutuar ish-bashkëshorten në Sarandë

0
200

Policia e Sarandës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.

Duke ndërhyrë në kohë Blutë e qytetit bregdetar kanë bërë të mundur ndaljen e një krimi të mundshëm në familje, pasi është arrestuar një 34-vjeçar, i cili ka tentuar t’i marrë jetën ish-bashkëshortes.

Policia ka arrestuar në flagrancë me pistoletë pa leje shtetasin Kleo Hysi, i cili rezulton të jetë edhe person me precedentë të mëparshëm penalë.

Dyshohet se ai kishte udhëtuar enkas nga Tepelena në Sarandë për të vrarë ish-bashkëshorten, shtetasen me iniciale F.Ç., me të cilën ka dy fëmijë, respektivisht 9 dhe 13-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here