‘Zonja Kim, atë barin ta hajë vetë’, Manjani: Protesta ishte e shkëlqyer

0
566

Nga Ylli Manjani

Nuk kisha asnjë dyshim që shqiptarët do protesonin.

Big bravo për dje!

Manifestim i shkëlqyer demokracie!

Tani në çdo qytet, nga Saranda në Tropojë. Në çdo qelizë urbane duhet protestuar. Vërtetë nuk kemi kohë për pushim…

Çdo ditë në protestë deri sa të mos ketë më vend në rrugë e sheshe. Deri sa të ngelë nafta e pashitur. Të fillojë ta pijë vetë qeveria mafioze në vend të verës së shtrenjtë që pi sot nga mbipushteti.

Vendi ka nevojë për përfaqësim të ri politik, për institucione të reja përfaqësuese. Në vijim ka nevojë për shumëçka. Por si fillim për pak normalitet demokratik me institucione që dalin strikt nga vota, jo nga llogaritë.

Demokracia nuk ka nevojë për “poshtë ky” e “rroftë ai tjetri”, sepse ka nevojë për të gjithë, por secili në vendin e vet.

Askush nuk është mbi tjetrin sepse ka vjedhur ca vota për të vjedhur pushtet, për të rrjepur njerëzit e për t’u marrë prap votën, për të vjedhur më shumë kështu me radhë…

Ky rreth absurd mafioz që ofrohet si këmishë force, vrau shpresën e u mori frymën shqiptarëve.

Protestat janë mjeti për çarjen e këtij rrethi vicioz, për rrefuzimin e këmishës së forcës.

Duhet kthyer normaliteti demokratik si fillim. Protestat masive, në çdo qytet e çdo ditë janë një mjet i fortë.

Vazhdimësia është me rëndësi. Rrezistenca qytetare duhet shtrirë në kohë dhe gjithandej.

Paralelisht PD dhe çdo forcë opozitare duhet të mendojnë për të prezantuar një alternativë. Nuk është kurrë herët.

Dhe më në fund, por jo nga rëndësia:

Zonja Kim, atë barin ta hajë vetë.

Ta falenderojmë atë dhe DASH-in e saj për “dekoratën” që i dhatë Sali Berishës.

E nxisim të mbështesë edhe më shumë AIiBejBashën. T’i bëjë edhe presion gjykatësve të këtij vendi.

Të gjitha këto u bëkan shëndet demokratik për shqiptarët!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here