Sali Berisha: Nesër protestë epike, shqiptarët do mbushin Bulevardin. Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë

0
105

Në tryezën e tretë të Shoqërisë Civile me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku u promovua edhe libri “Shqipëria në rrezik – çfarë mund të bëjmë”, lideri i opozitës përcolli mesazhe për protestën e nesërme para Kryeministrisë.

Berisha tha se protesta do të jetë epike për nga pjesëmarrja dhe qëllimet e saj, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë.

“Ky libër është nga njëra anë një homazh për kauzat dhe aktivistët e Shoqërisë Civile të cilët në kushte shumë të vështira i kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza. Por nga ana tjetër është edhe një mesazh thirrje për të gjithë shqiptarët të bashkohen me këto kauza të drejta, kauza të cilat kanë një emërues të përbashkët: mbrojtjen e lirive të shqiptarëve. Dhe është një nderim dhe homazh gjithashtu për të gjithë ata që nesër do mbushin Bulevardin në një protestë epike do të thosha, në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë mbasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, me financat, me qenien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave, të lirive. Gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë, me qenien e tyre. Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe së bashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta që është barrakuda e protestës tonë, ne do të ecim të pandalshëm në këtë rrugë, sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as edhe një ditë të vetme”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here