‘Kryeministri është një rrugaç tipik’, Strazimiri: Të çohemi e të ‘vrasim’ mafien

0
170

Anëtari i kryesisë sa PD, Gent Strazimiri, tha se protesta nuk do të jetë vetëm më 7 Korrik por do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Në një intervistë për Ora News, Strazimiri kur u pyet se ku ndryshon protesta e 7 Korrikut nga protestat e mëparshme, u shpreh:

Gjithçka ndryshon aq sa ndryshon Sali Berisha nga Lulzim Basha dhe këtu është e mbyllur çdo gjë. Është ndryshim si nata me ditën. Sali Berisha është një njeri që I vendos qëllime vetes dhe e çon dhe deri në fund, ndërsa Lulzim Basha ndryshon mendje njëherë në dy minuta që mund ta shesë dh eta blejë çdo njeri. Kjo protestë drejtohet nga njerëz të pashantazhueshëm dhe të pashtantazhuar, prandaj është e vërtetë. Nuk do kemi asnjë pushim nga protestat. Forma dhe mënyra se si do të vazhdojë reagimi për të mos ta lënë asnjë minutë të qetë këtë bandë që po shkatërron ekonominë e vendit, të sotmen dhe të ardhmen.

Po ashtu Strazimiri,foli dhe për lirinë e medias duke thënë se protesta e ditës së djeshme ishte reagim i vonuar. Ai tha se fjala e lirë është aq sa e lejon një gazetar.

Gent Strazimiri: Kryeministri është një rrugaç tipik, veçanërisht nëpër konferenca shtypi, veçanërisht me gazetarët duke e bërë të qartë se gazetari nuk lejohet të bëjë disa gjëra, për shkak se pronari, i ka punët mirë apo jo kryeministri. Protesta dje ishte një hap i vonuar. Ata që kanë një fije dinjitet sigurisht duhet t’I bashkohen si qytetarë në protestën e 7 korrikut. Fjala është e lirë aq sa e lejon një gazetar. Nëse një gazetar ka shitur fjalën, sigurisht që fjala nuk është më e lirë.
Ndërkohë teksa është pyetur në lidhje me bashkëshortin e ministresë Olta Xhaçka, i cili është shpallur investitor strategjik, Strazimiri tha se kemi të bëjmë me një shtet të mafies.

Më tej ai tha se biznesi është në rrezik.

Gent Strazimiri: Ky është një shtet i mafies. Është një qeveri, e cila shkatërron biznesin për të ndihmuar dhe për ta bërë këtë një ekonomi të pisnesit dhe jo të biznesit të djersës. Fakti që këto 90 vjeçarët që rezultojnë me 30 mln euro në bankë dhe jetojnë në azil dhe nuk dinë të kenë firmosur askund, paskan qenë ata që kanë mbledhur të tërë qeverinë, të firmosë 17 vendime brenda ditës , për të shpenzuar rreth 400 e ca milionë euro në favor të tyre. Kjo tregon shumë.

Tregon se në çfarë rreziku është biznesi i ndershëm dhe se organet ligjzbatuese janë të gjitha nën thundrën e mafies. Sot secili prej atyre ministrave, që ka firmosur mbi ato vendime qeverie, që i kanë dhënë rrugën e lirë të këtyre incineratorëve, përfshirë kryetarin e Bashkisë së Tiranës që është koka e kësaj afere, sot duhet të ishin në burg, në një qeli me Saimir Tahirin. Nëse institucionet nuk veprojnë, shoqëria ka dy mundësi, o të nënshtrohet dhe të vdes nën thundrën e bandës ose t’I japë një përgjigje bandës. Duhet të çohemi të gjithë, të vrasim mafien në pushtet, që të jetojë Shqipëria e populli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here