Inceneratorët, Boçi: SPAK të fillojë me qeverinë, jo me ‘milionerët’ pa çati

0
110

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protestën e neserme.

Në një postim në faqen e tij në facebook ai përmend skandalin e inceneratorëve si një megavjedhje të parasë publike.

“Skemat e përdorura nga Rama dhe njerëzi e tij, Zoto e Mërtiri, janë perfide dhe gllabëruese”.

“SPAK nuk duhet të hezitojë më!”

“Të fillojë me qeverinë jo me “milionerët” pa çati në kokë”, shkruan Boçi.

Ja postimi i tij i plotë:

Sa më shumë gërmon në fushën e plehrave që quhet Qeveri aq më shumë kalbësira gjen.

Nuk ka incenerator në botë që të mund të incenerojë korrupsionin masiv me inceneratorët.

Afera sapo është shpërfaqur dhe duket që ka bërë të skuqet nga turpi për mendjehollësinë kriminale dhe vetë mafian italiane të plehrave.

Skemat e përdorura nga Rama dhe njerëzi e tij, Zoto e Mërtiri, janë perfide dhe gllabëruese.

SPAK nuk duhet të hezitojë më!

Të fillojë me qeverinë jo me “milionerët” pa çati në kokë.

Çdo ditë e vonuar është drejtësi e shtrembëruar!

Qytetarët nuk kanë çfarë presin!

#Shqipërianërrezik

Gjeni kurajon dhe merrni përgjegjësinë qytetare për të reaguar fuqishëm në 7 Korrik

Të gjithë bashkë do t’ia dalim

7/7 ora 7, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here