Një skemë e madhe evazioni!

0
462
Haxhire Gurakuqi, e moshuara 90 vjecare qe jeton ne azil, rezulton pronare e tre kompanive. Pervec kesaj Lumi 2006, Haxhireja ne kohe te ndryshme rezulton pronare e kompanise Koleci 2003 dhe Sopotonia. Madje edhe administratore. Haxhireja nuk e ka patur asnjehere idene se ishte pronare.
Tek te njejtat kompani dalin here aksionere, here administratore edhe cifti i ketyre te moshuarve 95 vjecare.
Edhe keta nuk e kane pasur idene qe kane patur ndonjehere kompani. U jane falsifikuar firmat ose jane mashtruar nga pronaret e vertete te kompanive, te cilet pasi benin mashtrim me tvsh benin kontrate sikur ja u shisnin kompanine ketyre te moshuarve.
Nje pjese e atyre pronareve, qe kane bere kete pune jane arrestuar dhe denuar me burg nga 1 vit e gjysme deri ne 4 vjet. Por problemi eshte tjeter kund.
Kujt i kane dhene fatura keta? Ose me sakte cilat kompani kane bere blerje fiktive tek keto kompanite. Kjo eshte ceshtja. Jane kompanite e medha, ato qe fitojne tenderat, te cilat kane marre fatura tek keta. Ketu prokuroria nuk ndihet.
Kjo eshte nje skeme e madhe evazioni, qe e ka patur qendren ne Lezhe dhe Lac. Jane nje sere kompanish te krijuara ne vitin 2016- 2017, qe kane bere vetem kete pune.
Kane 6 vjet qe i heton prokuroria. Dhe cuditerisht nuk kapi dot asnje ndertues aty brenda. Kush bleu fatura nga keta. Ata jane evazoret. Kaq eshte gjithe ceshtja.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here