E rëndë në Tiranë, ra në kontakt me rrymën elektrike në banesë, ndërron jetë 11-vjeçarja

0
156

TIRANË

Një 11-vjeçare ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa e mitura ka mbërritur në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital.

Sipas policisë dje është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here