Në 7 korrik vendoset fati i Shqipërisë për negociatat me BE

0
173

Me datë 7 korrik është mbledhja e 27 ambasadorëve të BE-së dhe pritet që hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të jetë njëra ndër temat që do të diskutohen. Gjithçka duket se varet nga ecuria e procesit të zgjjidhjes së marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për propozimin e fundit dhe përfundimtar të paraqitur nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Presidenca çeke është e përkushtuar për avancimin e marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për propozimin e fundit dhe përfundimtar të paraqitur nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Dhe kështu Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria më datë 7 korrik mund të marrin vendimin e madh drejt nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, kjo pasi pikërisht në atë datë do të ndodhë mbledhja e 27 ambasadorëve të BE-së të cilët do të diskutojnë çështjet aktuale të Unionit.

Nëse ky finalizim bëhet brenda pesë ditëve, atëherë Presidenca çeke do të vendosë pa humbur kohë për çështjen e kornizave të negociatave me dy vendet në axhendën e takimit të ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Evropian.

Nëse do vendoset për hapjen e negociatave zyrtare për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, atëherë do të vazhdojë diskutimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të shqyrtohet kërkesa e Bosnjës dhe Hercegovinës për statusin e vendit kandidat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here