Qeveria ka gati projektligjin për legalizimin e kanabisit/ Skandali, vetëm gjoba nëse tentohet trafikimi i drogës

0
131

Pak ditë pasi Shqipëria u rendit e shtata në botë për vendet e përmendura në trafikun e kanabisit, qeveria Rama hodhi për konsultim projekt-ligjin që i hap rrugë kultivimit të kanabisit mjekësor. Ideja është pritur mes kundërshtimesh të forta, pasi tregu i kanabisit është kontrolluar deri tani nga grupet kriminale, që kanë fuqizuar bandat dhe janë bërë shkak për përplasje të dhunshme deri edhe vrasje.

Por sipas projektligjit, kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të kryhet nën kontrollin e rreptë të qeverisë. Si fillim, një kompani duhet të ketë eksperiencë në këtë fushë, të jetë e licensuar nga Bashkimi Europian dhe duhet të paguajë një tarifë prej 100 milion lekësh. Puna do të monitorohet nga disa ministri, si ajo e Bujqësisë, e Shëndetësisë dhe Policia e Shtetit.

Projektligji parashikon krijimin e një agjencie që mbikëqyr kompanitë që do të kultivojnë bimën narkotike. Bari i mbjellë në sera do të jetë vazhdimisht i gjurmueshëm përmes një regjistri elektronik dhe po ashtu i gjithë procesi i kultivimit, korrjes deri edhe paketimit dhe eksportimit.

Përcaktohet se një parcelë do të jetë mes 5 dhe 10 hektarë. Një kompani që kultivon kanabis mund të ketë deri në 4 parcela pranë njëra tjetrës, pra nuk mund të ketë më shumë se 40 hektarë gjithsej.

Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar”, thuhet në nenin 12 të projektligjit.

Monitorimi do të jetë i rreptë, me një mori licensash dhe me detyrimin për të gjurmuar elektronikisht bimët e kanabisit. “Gjatë fazës së verifikimit ministri mund të vendosë pezullimin e lejes së kultivimit”, thuhet në nenin 20 të projektligjit.

Por historia e kontrollit të këtij biznesi nga grupet kriminale shton rrezikun e devijimit të barit narkotik pasi është prodhuar. Po sikur një kompani e licensuar të vendosë ta trafikojë, në vend se ta dërgojë drejt laboratorëve mjekësorë?

Penalitetet parashikohen në “Nenin 40” dhe ndryshe nga çfarë ndodh deri tani, kur trafikantët e kanabisit dënohen me burg, për të licensuarit e prodhimit të kanabisit mjekësor do të ketë vetëm gjoba. Ndëshkimi do të jetë 5 milionë lekë, nëse ka shkelje të tilla si reklamimi i barit, apo mosdeklarimi i sipërfaqeve të mbjella, apo refuzimi për të deklaruar parcelat, apo kur tejkalohet masa e parcelave të licensuara për kultivim të kanabisit.

Sipas nenit 40 në projekt-ligj, nëse një kultivues i kanabisit ka mbjellë më shumë parcela se ç’ka deklaruar dhe konstatohet se “nuk merr masa për keqpërdorim të kanabisit”, ai nuk dënohet me burg, siç ka ndodhur deri tani, por vetëm me gjobë, shkruan Lapsi.

Neni ku përcaktohen penalitetet për abuzimet me kultivimin e kanabisit duket krejtësisht i paqartë, por në thelb lë një hapësirë të konsiderueshme kultivuesve, nëse këta tentojnë ta trafikojnë lëndën ndarkotike. I plotë më poshtë:

Neni 40

Kundërvajtjet

1. Kur nuk përbëjnë vepër penale, shkeljet e dispozitave të këtij ligji përbëjne kundërvajtje administrative dhe do të dënohen me një gjobë deri në masën 5.000.000 (pesë milionë) Lekë, nëse:
a. Bën reklamë për prodhimin, në mënyrë direkte ose indirekte, ose bën shitje direkte; me pakicë;
b. Nuk zbaton masat e shprehura me vendim nga inspektori mbikëqyrës;
ç. Pengon procesin e marrjes së mostrave;
c. Kultivon kanabis për qëllime industriale, pa kontratë paraprake dhe në kushte të shkeljes së ligjit;
d. Kur ka mbjellë dhe administruar sipërfaqe më të mëdha me kanabis industrial, ose kur regjistrimin e sipërfaqeve nuk e ka kryer brenda afatit të parashikuar;
gj. Nuk deklaron sipërfaqet në të cilat kultivon kanabis për qëllime mjekësore dhe/ose kanabis për qëllime industriale;
e. Kryen proçese për të cilat nuk është i autorizuar ose nuk dorëzon brenda afatit të parashikuar në ligj raportet e nevojshme për institucionet mbikëqyrëse dhe kontrolluese;
f. Tejkalon afatin e caktuar për grumbullimin e sasive të prodhuara të kashtës së kanabis për qëllime mjekësore dhe/ose kanabis për qëllime industriale;
g. Nuk e njofton ministrinë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, ministrinë përgjegjëse për bujqësinë dhe ministrinë përgjegjësë për shëndetësinë për çdo gjendje që tregon dyshim se kanabisi ose pjesë të bimëve janë përdorur ose do të mund të përdoren për prodhimin e lëndëve psikoaktive;
h. Kultivon kanabis për qëllime industriale pa autorizimin përkatës;
i. Nuk mban Regjistër për sasinë e prodhuar dhe atë të blerë të kanabisit për qëllime mjekësore dhe/ose industriale nuk dorëzon raportin brenda afateve ligjore tek autoritetet mbikëqyrëse;
j. Punon në kushte që janë në kundërshtim me autorizimin e dhënë;
k. Nuk përsërit kërkesën për ripërtëritjen e lejeve;
th. Reklamon produktet me bazë kanabis në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të fshehtë;

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here