Paratë për bosët e betonit/ Kuvendi miraton aktin normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit

0
104

Me 73 vota pro, 33 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi sot aktin normativ për kompensimin e çmimeve për materiale ndërtimi.

Deri te votimi, diskutimi rreth tij u shoqërua me debate mes opozitës dhe maxhorancës në Kuvend.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se ky akt është pjesë e paketës anti-krizë, ndërsa shtoi se do të përfitojnë 300 kompani ndërtimi, të cilave do tu kompensohet 5-30% e materialeve të ndërtimit.

Sipas Ibrahimajt, ngadalësimi në sektorin e ndërtimit prek investimet në infrastrukturë por edhe procesin e rindërtimit, prandaj duhet ndërhyrë pasi rindërtimi është prioritet.

Por këto argumente kundërshtuan në bllok nga opozita, e cila thotë se akti favorizon oligarkët që qëndrojnë pranë kryeministrit Edi Rama.

Deputetët demokratë kërkuan që qeveria të bëjë publik listën e 300 kompanive që do të përfitojnë kompensim.

Demokratët insistuan që në këtë kohë krize, qeveria duhet të mbështesë kategori të tjera, si bizneset në nevojë e pensionistët, pasi nuk përballojnë dot rritjen e çmimeve dhe jo të favorizonte më të pasurit që tregun e kanë të siguruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here