Nafta në nivele rekord/ Ministrja: Çmimet do ishin më të larta pa Bordin

0
97

Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartit në botë.

Por ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, duke folur në Kuvend për rritjen e çmimeve për shkak të krizës, i ka dalë në mbrojtje Bordit duke thënë se nëse nuk do të ishte ngritur Bordi i Transparencës, çmimi i karburantëve do të ishte shumë më i lartë nga sa është sot.

“Ju thoni që ne kemi ngritur borde fashiste a komuniste, nuk di si i quani. Nëse bordet nuk do të ishin ngritur, do të kishin çmime më të larta për karburantet se kemi sot. Ne mbështetëm shqiptarët që nuk i mund të përballojnë çmimet e rritura të konsumit”, tha Ibrahimaj.

Pas vendimit të fudnit të Bordit të Transparencës, nafta në vend tregtohet me 249 lekë për litër. Ndërsa çmimi i benzinës është 242 lekë për litër dhe ai i gazit 83 lekë.

Kurse zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha se PS është e majtë dhe për këtë arsye do të ndihmojë shtresat në nevojë. Ndërsa përshkruante mënyrën sesi qeveria i është përgjigjur krizës së çmimeve pas pushtimit të Ukrainës, Ahmetaj shtoi se shumë shpejt do të shtohen edhe 500 milionë lekë për naftën e fermerëve.

Ahmetaj u ktheu përgjigje edhe atyre që thonë se Shqipëria radhitet mes vendeve me çmimin më të lartë të naftës. Sipas zv/kryeministrit, ka shtete të Evropës që i kanë çmimet edhe më të larta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here