Harxhi: Rama duhet të kishte kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin Europian

0
111

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar të mërkurën në Samitin e NATO-s, që po mbahet në Madrid, që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

Ai u bëri apel vendeve që ende nuk e kanë njohur atë, të vlerësojnë qëndrimin e Kosovës ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Kievi zyrtar nuk e ka njohur ende.

Sipas tij, vendet që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj të njehsuar me Bashkimin Evropian, në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

Duke komentuar këto deklarata të tij, ish-zëvendësministrja e Jashtme, Edith Harxhi, në një intervistë për Rtv Ora thotë se shefi i qeverisë shqiptare duhet të kishte kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Europës, duke përfituar dhe nga mungesa e Rusisë te ky i fundit.

Harxhi: Mendoj se Rama duhet të kishte dalë me një deklaratë më të fortë ndoshta për mbështetjen e Kosovës në mënyrë të drejtëpërdrejtë për anëtarësimin në NATO direkt dhe për anëtarësimin e Kosovës  në Këshillin e Europës.Për arsye se ato vende që janë anëtare të NATO-s janë edhe anëtare të Këshillit të Europës dhe tashmë Rusia nuk mund të vërë më veton sepse ka dalë nga Këshilli i Europës, është pezulluar. Për këtë arsye dhe Kosova vendosi të bëjë aplikimin e saj në Këshillin e Europës. Nuk shoh një lëvizje të qartë nga qeveria shqiptare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Samiti në Madrid prodhoi një rezultat historik sa i takon heqjes së vetos turke për Finlandën dhe Suedinë.

Harxhi e konsideron më shumë një fitore të NATO-s me zgjerimin e saj në veri të Europës sesa të presidentit turk Erdogan.

Harxhi: Mendoj se në këto bisedime ai ka marrë diçka, ka marrë nënshkrimin e një memorandumi por kuptohet se kjo është diçka mjaft e përgjithshme. Nuk jam e sigurt nëse Suedia dhe Finlanda janë të gatshme të dorëzojnë ata të cilët Turqia i quan terroristë dhe të cilët do të burgoseshin në Turqi. Ata kanë gjetur strehim këto vite në Suedi dhe Finlandë. Nuk e shoh ndonjë fitore të madhe për presidentin Erdogan. Fitiorja në këtë rast ka qenë e NATO-s, SHBA. Pa negociatat e Biden nuk do kishim këtë sukses.Në këtë rast ka fituar NATO. Samiti i Madridit është historik sepse NATO ka kaluar kufijtë veriorë të Europës, ka rrethuar Detin Baltik dhe kjo ka shumë rëndësi në suazën të zhvillimeve të fundit të luftës së Ukraiëns ku ka pasur tentativa nga Rusia në formë verbale për të treguar se mund të cënonte territorin e Finlandës dhe Suedisë. Rusia tani është më e dobët, është mesazhi më serioz ndaj Rusisë që ka ndodhur muajt e fundit në lidhje me luftën në Ukrainë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here