Ryshfet 10% në këmbim të subvencionit për bagëtitë, arrestohet inspektori i AZHBR në Korçë

0
123

Inspektori i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor Rural në Korçë është arrestuar pasi akuzohet se pranoi ryshfet për të favorizuar një blegtor, që të përfitonte në mënyrë të parregullt një sasi më të madhe parash nga subvencioni për kafshët.

Rryshfeti ishte gati 10 % për subvencionin prej 1.000.000 lekë për bagëtinë dhe arrestimi është kryer në flagrancë në lagjen nr. 8 të Korçës kur do bëhej dhe dhënia e rryshfetit.

“Nga informacionet e grumbulluara gjatë hetimeve, si edhe falë mirorganizimit të punës nga ana e shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtyre shtetasve, në lagjen nr. 8, Korçë, në momentin kur shtetasi Sh. Z., përfitues i subvencionit për bagëtitë, po i ofronte ryshfet (90.000 lekë), inspektorit të AZHBR-së, me qëllim që Sh. Z. të përfitonte në mënyrë të parregullt, nga skema mbështetëse, shumën 1.000.000 lekë” informoi sot (28 qershor 2022) policia e Korçës.

Drimadhes, jahti 15 m i gjatë mbytet 100 metra larg bregut, me flamur panamez e në pronësi të shkodranit
I arrestuar është Arbri Paja, 35 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, me detyrë inspektor terreni pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Ryshfeti nga 50 – 100 mijë lekë

Operacioni u kodua “Subvencioni” dhe u finalizua sot (28 qershor) pas një hetimi tre mujor.

“Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se inspektori duke shfrytëzuar detyrën, ka favorizuar edhe disa fermerë të tjerë, që të përfitonin nga skema e subvencioneve mbështetëse, shuma më të mëdha monetare, në kundërshtim me ligjin, duke iu kërkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri në 100.000 lekë” vijon njoftimi i policisë.

Iu sekuestruan leket

Gjatë kontrollit fizik ndaj inspektorit shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 90.000 lekë, që dyshohet se i ka pranuar si ryshfet nga fermeri 38-vjeçar, Shaban Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here