Tronditet Oslo, 2 viktima dhe 14 të plagosur nga të shtënat me armë

0
122

2 persona u vranë, ndërsa 14 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një klub nate në qendër të kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 me orën lokale. Objektiv i të shtënave ishin 3 vendndodhje të ndryshme. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një i dyshuar dhe janë sekuestruar dy armë.

Policia mendon se i dyshuari i vënë në pranga është i vetmi person i përfshirë në ngjarje. Deri më tani nuk ka asnjë arsye pse u krye sulmi. Të shtënat u dëgjuan fillimisht në London Pub, i cili frekuentohet përgjithësisht nga anëtarë të komunitetit gay. Po ashtu, u qëllua në një klub xhazi dhe një lokal ushqimi.

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere e ka quajtur sulmin “të tmerrshëm dhe thellësisht shokues mbi njerëz të pafajshëm”. Dëshmitarë kanë thënë se kanë parë në tokë njerëz me plagë në kokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here