‘Ushtari’ i Vuçiç/ Rama bojkoton BE-në, niset me avion me Zahon për Paris

0
122

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut paralajmëruan dje bojkot në Samitin e Bashkimit Europian.

Liderët e këtyre tri shteteve, përmes një bisede të përbashkët, sinjalizuan se nuk do të marrin pjesë në Samitin e BE-së, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

Rama e paralajmëroi vetë në “Twitter” mospjesëmarrjen në Samitin e Brukselit, ku Shqipëria është e ftuar, por ndërkohë kryeministri u nis pasditen e djeshme në një udhëtim privat bashkë me djalin e vogël drejt Francës.

Para vendimit përfundimtar, Vuçiç, Rama dhe kryeministri maqedonas Dimitri Kovaçevski do të bisedojnë edhe një herë për të arritur konsensusin mes tyre.

Vuçiç deklaroi në llogarinë e tij në Instagram, se tre liderët e tre vendeve janë pajtuar që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët respektivë, që sot në mesditë ta shpallin vendimin nëse do të marrin pjesë në Samitin e 23 qershorit të BE-së.

Kryeministri Edi Rama paralajmëron refuzimin e BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E kjo për shkak të Bullgarisë dhe çështjes së hapur që ka RMV-në. Rama shkruan se nuk ka ndonjë arsye për të shkuar në Samit për sa kohë i gjithë Unioni është i rrëmbyer nga Bullgaria, një spektakël, që sipas tij, nuk është i mirë për t’u parë.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër ‘Jo, më fal!’ do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shprehet z. Rama.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Në këtë samit, krerët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here