‘Përzierje në punët e brendshme në Kosovë’, Spahiu: Vizita e Ramës inkursion për të rrënuar pushtetin e Kurtit

0
96

Profesor Nexhmedin Spahiu, ka komentuar vizitën e Edi Ramës në familjen e Hashim Thaçit, i cili ndodhet në burg në Hagë pasi akuzohet për krime lufte.

Në një intervistë për Ora News, Spahiu tha se vizita e Ramës ishte një inkursion për të rrënuar pushtetin e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Sipas Spahiut ky i fundit bëri një gabim fatal duke votuar në zgjedhjet në Shqipëri në vitin 2021.

Nexhmedin Spahiu: Albin Kurti bëri një gabim fatal duke votuar në zgjedhjet në Shqipëri. Ai u bë një rival i Edi Ramës në Shqipëri dhe pastaj kjo vizita e fundit që ishte një inkursion i Edi Ramës për të rrënuar pushtetin e Albin Kurtit. Ajo që bëri Edi Rama ishte thjeshtë përzierje në punët e brendshme të Kosovës.

Ardhja e Edi Ramës, duke nisur që nga vizita në familjen e presidentit Thaçi e deri te premtimi që në një mënyrë të njëanshme se do u hiqen taksat ose dogana shqiptarëve të Kosovës, gjë që është në dëm të buxhetit të Shqipërisë, në këmbim të disa klientëve ekonomikë që do i fitojë Edi Rama në Kosovë.

Ai ka komentuar edhe mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë duke thënë se këto takime po bëhen më tepër për folklor sesa për një bashkëpunim për interesin e vendeve. Më tej ai tha se Rama e shfrytëzoi takimin për të mininuar pushtetin e Albin Kurtit në Kosovë.

Nexhmedin Spahiu: Këto takimet mes Kosovës dhe Shqipërisë, po bëhen më tepër për folklor sesa për një bashkëpunim për interesin e vendeve. Në dallim të mbledhjeve të mëparshme Rama e shfrytëzoi për të mininuar pushtetin e Albin Kurtit në Kosovë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here